Besnik Kapllanaj jep dorëheqjen nga presidenca e futboll-klub Bylis.
Kapllanaj është shpallur në kërkim pas incidentit në ndeshjen e fundit ndaj Laçit dhe sipas asaj që mosn Portali Albeu pritet të vetëdorëzohet në polici.
Presidenti i ekipit ballshiot akuzohet se gjatë ndeshjes Bylis-Laçi ka
goditur me mjete të forta në kokë
zyrtarin e FSHF-së
Besnik Çela. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ku
Kapllanaj ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe ka
goditur zyrtarin e FSHF-së.
Shefi i Garave në FSHF,
Besnik Çela, është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar ashpër këtë veprim i cili sipas deklaratës së këtij institucioni synon që të prishë bukurinë e këtij sporti shumë popullor. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014,
ora 10:47