Doris Pack reagon ashpër për teatrin: U miratua shembja, Europa të reagojë!
Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack ka reaguar për vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës, vendim i marrë sot gjatë një mbledhje të fshehtë.

Në një reagim në Twitter Doris Pack thotë se Veliaj si agjenti i deleguar i Ramës kërkon të bëjë fakt të kryer prishjen e Teatrit para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Më tej ajo kërkon reagimin e organizatës Europa Nostra.

"Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi sot të prishë nëpërmjet emailit Teatrin Kombëtar. Veliaj kërkon ta bëjë fakt para se te flasë Gjykata Kushtetuese. Ai kërkon të bëhet agjenti i deleguar i Ramës. Europa Nostra duhet të reagojë"-thuhet në postim.

Shtuar më 14/05/2020, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori