Doules mban fjalim greqisht në Bularat: Këtu, për të nderuar Kaçifasin (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është i pranishëm në Bularat ku do të mbahet ceremonia mortore për 35-vjeçarin Kostandin Kaçifas.

Dule nuk iu shmang dot interesimit të mediave, ndërsa nisi deklaratën e tij duke folur fillimisht në greqisht, e më pas, teksa gazetrët shqiptarë ishin mbledhur për ta intervistuar dhe i kërkuan të thoshte dy llafe edhe në shqip, u kujtua se ndodhej ende në tokë shqiptare.

Kreu i PBDNJ bëri thirrje të zbardhet e vërteta me çdo kusht, ndërsa kërkoi që të respektohej ceremonia mortore.

"Jemi në radhë të parë, në këto momente, në momentet e varrimit të Kostandinos Kacifas. Këto janë momente të shenjta. Jemi për të ndarë dhimbjen me gocën e Kstandinos, mamanë, babanë e komunitetin.
Shprehim nderimin ndaj të ndjerit dhe vendosmërinë se e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është jetike. Ajo mund të vonojë, por nuk duhet të humbasë", tha Dule.
Shtuar më 08/11/2018, ora 13:08
Sajmir Qiku
e Enjte 8 Nëntor 2018, Ora 15:19
gabim i madh nuk duhen len grekët që të hynin në shqipëri turp turp për qeverin ton se vangjeli paguhet nga taksat tona dhe mron grekët ky ësht tradhtari i vendit ton po pse nuk ilejon greqia qaëmt që të shkojn e të shikojn varret e prindërve të vet në qamëri se kto jan rracista të poshtër turp për qeverin e qeveritarët tan që vetëm duan të mbushin gjepat me pare e të shesin vatanin grekët jan rraca më eposhtër që egziston
Hydajet hoxha
e Enjte 8 Nëntor 2018, Ora 17:10
Nuk eshte faji i Vangjel Dules as i ekstremisteve te Agimit te arte por eshte faji i legjislacionit dhe ligjvensave shqiptar qe nuk sanksionojn me ligj per denime maksimale veprimtarit dhe perkrahjet qe i bahen shqiperis nga terrorist te partise Agimi i arte qe ne kete rast po perdoret edhe nga Vangjel Dule ,tradhtia vjen nga vete shteti shqiptar
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori