Dukic: Ndeshjen e vendosën detajet, shqiptarët i kemi miq
Pëlqej
Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Dukic në mikrofonin e Supersport u shfaq shumë i kënaqur për fitoren por nga ana tjetër nënvizoi se sfidën mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut e vendosën detajet e vogla.

“ Dihej që ndeshjen do ta vendosnin detajet e vogla. Ajo goditje e Tosic na i thjeshtësoi gjërat ndërsa më pas ne luajtëm më të tërhequr. E dinim që Skënderbeu ishte një kundërshtar i vështirë dhe cdo skuadër tjetër që do të luajë ndaj Skënderbeut do ta ketë të vështirë. E rëndësishme është që ne morëm tre pikët”.

Trepikëshi e kënaq, por Dukic do të ishte akoma edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehet në Shqipëri me përshtypjet më të mira nga sfida që u zhvillua në Beograd.

“Jam shumë i kënaqur me trepikëshin por do të isha akoma më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me përshtypjet më të mira nga kjo ndeshje. Ne shqipëtarët i kemi miq nuk i kemi armiq dhe futbolli duhet të na bashkojë”. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori