E BUJSHME/ Panucci pranë klubit të madh shqiptar
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat maqedonase. Sipas "sportmedia.mk", ish-trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, mund të ulet në stolin e Shkëndijës së Tetovës.

Të njëjta burime bëjnë me dije se tekniku italian ka marrë një ofertë tunduse nga klubi shqiptar, i cili militon në elitën e futbollit maqedonas. Ditët e fundit është foli për një akord mes Panuccit dhe klubit grek të Aris, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe Shkëndija.

Drejtuesit tetovarë, po përpiqen ta joshin 46-vjeçarin, teksa gjasat janë të mëdha, që nëse dështon akordin me Arisin, ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, të ulet në stolin e Shkëndijës. Pritet që kjo lëvizje të ndodhë në merkaton e janarit, raporton "sportmedia.mk".
Shtuar më 24/09/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori