18 makina, 10 vila e dy lokale! Kush është bosi nga Mirdita që iu sekuestrua pasuria
Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasurinë shtetasit Sokol Marku.

Shtetasi Sokol Markut nga Mirdita, i është sekuestruar një pasuri prej 5 milion euro.

Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar 18 automjete luksoze, 10 pasuri te paluajtshme si vila e apartamente, 2 aktivitete biznesi, lokale.

Marku nga Mirdita është dënuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe dyshohet se pasuria në fjalë e sekuestruar është krijuar në bazë të këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi i prokurorisë:

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funskion te Procedimit Penal 4257 viti 2019 ne bashkepunim me Drejtorine vendore te poicise tirane u be ekzektimi i Vendimit te prokurorit nr 744 date 20.01.2021 për vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve;

Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare është I dënuar pasi sipas vendimit 459 A date 11.03.2013 te Gjykates Rr.Tirane, e cila ka bere dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 te Gjykates Rr.Tirane, per paqartesi denimi ( nese kishim te benim me nje denim me burgim apo denim alternative), duke e denuar me 5 vite burg. V.Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.penal.

​Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 date 05.04.2016 te Gjykates Rr.Tirane, si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 te Gjykates se Apelit Tirane, e cila e ka denuar me 1 muaj burg. V.Penale “Kundershtim i punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik”, parashikuar nga neni 235/1 te K.Penal.

​Gjithashtu nga te dhenat e marra ky shtetas merret dhe me trafik te lendeve narkotike ne Itali

Sa më sipër Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ne baze te materialeve te derguara nga Seksonit për Hetimin e Pastrimit te Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë eshte bere rregjistrimi i Procedimit penal 4257 viti 2019 per veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 ku jan sekuestruar 18 automjete duke vazhduar nga prosh bmw etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri re paluajtshme si njesi tregtare vila apo apartamente me nje vlere rreth 5 milon euro përafërsisht. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2021, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori