288 raste të reja, "fluturon" kurba ditën e sotme
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 288 persona.

Në dy spitalet COVID janë të shtruar 280 pacientë.

Kujtojmë se që nga muaji mars, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në vendin tonë, janë konfirmuar 19,445 raste pozitive, prej të cilëve janë shëruar 10,705, ndërsa janë ende aktivë 8260. Ndërkohë, deri më sot kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm 480 të infektuar.



Shtuar më 26/10/2020, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori