Alvin Berisha shkon në spital
11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s.

Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjëndjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.

Mësohet se për Alvin Berishën po mendohet një plan special për kujdesjen ndaj tij e rikthimin në shkollë.

Për momentin prioriteti i parë ndaj vogëlushit shqiptar është shëndetii tij fizik e psikologjik. Pak ditë më parë i marrë në pyetje nga autoritetet italiane, psikologu verifikoi se ai po përjeton një traumë të fortë emotive.

Shtuar më 18/11/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori