Bie Qeveria Kurti
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kjo seancë u mbajt pa praninë e mediave si pasojë e situatës me koronavirus në Kosovë.

Mocioni ishte iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që për rreth dy muaj bashkëqeverisi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu u bë shkak për ngritjen e mocionit nga partia e Veliut – Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga 117 deputetë sa janë në sallë, 82 vota për mocionin, 32 kundër dhe një abstenim.
Shtuar më 25/03/2020, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori