Bien akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos, Prokurori: Nuk mund të provohen (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo mund të marrë frymë lirisht dhe mund të udhëtojë po aq lirisht drejt SHBA, vend të cilin kishte evituar gjatë vitit të fundit që nga momenti kur kundër tij u hap gjyqi i Ketrin Majorga e cila e akuzonte për përdhunim.

Çështja ishte hapur përsëri në SHBA pasi Ketrin Majorga doli e deklaroi se ishte përdhunuar nga futbollisti në vitin 2009, periudhë në të cilën ajo kishte bërë një denoncim por pastaj kishte arritur një akord civil duke përfituar një shumë parash për të mos bërë asgjë publike.

Ngjarja bëri shumë bujë por Ronaldo insistoi gjithmonë se kishte qenë i pafajshëm, edhe pse pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, por në mënyrë konsensuale.

Sot, prokurori i çështjes, Sitv Uolfson, doli me një deklaratë zyrtare ku bënte të ditur se nuk mund të ngriheshin akuza ndaj Kristiano Ronaldos. "Duke u bazuar në një rishqyrtim të informacioneve që na janë prezantuar tani, aludimet për dhunë seksuale ndaj Kristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm. Ndaj nuk do të ngrihet asnjë akuzë ndaj tij", shkruhej në dokumentin që iu shpërnda mediave duke mbyllur këtë çështje..
Shtuar më 22/07/2019, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori