Kishin kapur OSHEE-në, kush janë të arrestuarit për grupin Bajri
Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal "Bajri", ku 9 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

AbcNews bën me dije se arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit “Oaz” mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Të arrestuarit akuzohen se bënin punësime tek OSHEE dhe spitali Rajonal i Shkodrës duke i mbajtur kështu nën urdhrat e tyre.

Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.

Mes të arrestuarve për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë është edhe e dashura e Behar Bajrit. Kjo e fundit vinte gjoba në emër të Behar Bajrit.

Me masë “Arrest në burg” janë:

Behar Brajoviq (Bajri)
Safet Rustemi
Ilir Rustemi
Asmer Bilali
Ismet Idrizi
Sirjan Alija
Jorida Murati

Me masë “Arrest në shtëpi”:

Senad Halluni
Florine Hoxha
Mira Nikaj

Policia njoftoi se 5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.
Shtuar më 21/11/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori