Është ndarë nga jeta mjeshtri i valles shqipe,
Rexhep Çeliku.
Ndarja nga jeta ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Çeliku ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.
Rikujtojmë që të hënën që kaluam ai u vlerësua me çmimin Nderi i Kombit.
Kush është Rexhep Çeliku
Rexhep Çeliku, lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë, i cili që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe
Valleve Popullore, numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha
valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 08:10