Rama zbulon fatin e Fatmir Xhafajt në qeveri (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri Rama ka dhënë përgjigjen e prerë nëse "do të dorëhiqet" apo jo Fatmir Xhafaj.

Ai ka deklaruar se Ministri i Brendshëm nuk ka pse të përgjigjet as ligjërisht, por as moralisht.

"Një udhëheqës e një parti nuk matet me një individ brenda llojit që mund të gabojë apo që mund të bëjë edhe krime, por matet me se si reagon ndaj gabimeve dhe veprimeve të tyre të papranueshme.

Integriteti moral i një shumice nuk matet me një individ nën akuzë, por me mënyrën se si pozicionohet në raport me ta.

100 herë po ti ktheheshim kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit do të mbanim të njëjtinnjëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtin fjalim"- tha Rama. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2018, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori