Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë karburantit në Rreshen.
Një familje nga Kosova është shuar në këtë aksident, ku kanë humbur jetën 2 prindër dhe dy
fëmijët.
Ndërsa i vetmi i mbijetuar nga familja është
fëmija 5 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës pasi ndodhet në gjendje kritike.
Mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti,
ndërsa policia po
punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2
fëmijët dhe është plagosur
fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje
punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 19:23