E ndoqën dy javë, si realizua ekzekutimi i Jurgen Kurtit

Tre të ndaluarit nga policia për vrasjen e Jurgen Kurtit një javë më parë kanë pranuar tashmë para oficerëve të policisë gjyqësore se e kanë kryer krimin. Gjatë deklaratave të tyre ka dalë edhe një person tjetër, i cili luante rolin e koordinatorit dhe personit që ka marrë porosinë. Ky i fundit është në arrati dhe po kërkohet nga policia.

Dyshohet se grupi i vrasësve ka marrë rreth 30 000 euro për ekzekutimin e Jurgen Kurtit.

Siç mëson Albeu.com, pasi kanë marrë porosinë përmes personit që koordinonte grupin, ata janë vënë në ndjekje të Jurgen Kurtit duke vëzhguar çdo lëvizje të tij. Dyshohet se ata e kanë ndjekur edhe në lokalet e natës që frekuentonte Kurti gjatë periudhës para vrasjes poshtë shtëpisë.

Grupi ka vëzhguar zonën për të parë se ku kishte kamera dhe nga ku mund të largoheshin pas kryerjes së vrasjes. Në fund kanë gjetur si vend të përshtatshëm pikërisht rrugicën para pallatit, e cila i mundësonte daljen e shpejt në rrugë kryesore, ndërkohë që mungonin edhe kamerat.

Gjatë dy javëve ata e kanë ndjekur Kurtin, ndërsa gjetën momentin për t'a vrarë mbrëmjen e 18 marsit për të goditur, në një orar që në zonë nuk ka shumë lëvizje.

Të ndaluar për vrasjen e Jurgen Kurtit
-Esli Levendi 21 vjeç
-Alesio Berberi 33 vjeç
-Olsi Qalliaj, 22 vjeç (sipër në foto). /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori