E paprecedent, çfarë e nxorri nga kontrolli Aldo Bumçin në "Opinion" (VIDEO)
Aldo Bumçi ka shpërthyer mbrëmë gjatë emisionit "Opinion" si rrallë më parë duke pasqyruar edhe tensionin që është aktualisht tek opozita.

Ai ngriti zërin teksa tha se “rruga është e vendosur, nuk ka kthim prapa.

Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën. Ne kemi dalë në rrugë, kemi dalë paqësisht, por ne jemi në rrugë dhe kjo është një kambanë e madhe alarmi.

Ne jemi në rrugë, lëvizja e fundit paqësore ishte djegia e mandateve. Ne partnerëve u themi ju dëgjuam në vitin 2017, çfarë ndodhi në këtë vend.

A u zhvlerësua euro si asnjë herë? A ishin milionat e eurove që blenë një popull të varfër, a ishte krimi që doli si Avdylajt? Ne nuk kthehemi mbrapsht dhe nuk do të pranojmë standarde demokracie që nuk pranohen as në Maqedoni.

Gruevski nuk ka bërë 1 të dhjetën e asaj që ka bërë Edi Rama. Nuk mundet shqiptarët të pranojnë më pak se maqedonasit”, – u shpreh Bumçi.
Shtuar më 22/02/2019, ora 10:37
eri
e Premte 22 Shkurt 2019, Ora 10:56
Kam pas respekt per ju si faqe por po shoh qe kohet e fundit po postoni sh lajme te pa verteta dhe po anoni sh djathtas
Asi
e Premte 22 Shkurt 2019, Ora 17:32
P0 e krahason Gruevski me Ramen o kazan i paftyre.Cfare ka bere Rama per shqipetaret si ka bere askushe per 20vjet.Ne rruge ju pafsha per shume kohe.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori