E RËNDË/ Ndërron jetë ish-futbollisti i Kastriotit (FOTO LAJM)

Një lajm tragjik është bërë me dije pak më parë, nga klubi i Kastriotit. Klubi krutan ka njoftuar ndarjen nga jeta të futbollistit të vet Erjon Ruci, i cili kishte vite që ishte pjesë e ekipeve të moshave për krutanët.

Klubi bën me dije se, Erjon Ruci humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një goditje që ka marrë në zemër, gjatë një feste.

Ndonëse ishte pjesë e skuadrave zinxhir të Kastriotit, i riu në fillim të këtij sezoni hoqi dorë nga futbolli, për arsye personale.
Shtuar më 05/10/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori