E vranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë, familja e Gramoz Palushit reagon pas 16 vitesh
Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u vra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke. Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë ekskluzivisht për "Abc-në e mëngjesit" jetën e tyre pas këtij momenti.

"Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë hutur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.", rrëfeu i ati.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me rradhë.

"E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar.", tha i vëllai. xh.d
Shtuar më 07/09/2020, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori