EKSKLUZIVE/ "Luftëtari shtëpia ime e dytë, më vjen keq për atë që ndodhi", Donald Rrapo: Me Laçin për Kupat e Europës
I larguar pas 5 sezonesh të sukseshme nga Luftëtari në merkaton e janarit me shumë polemika me drejtuesit e skuadrës gjirokastrite, Donald Rrapo prej 5 muajsh tashmë është pjesë e Laçit ku është përshtatur mjaft mirë te skuadra e Armando Cungut.

Në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, ai nuk ka dashur shumë të flasi për problemet e shumta që pati te Luftëtari, por na tha se skuadra gjirokastrite për të ishte shtëpia e dytë dhe se ka mardhënie shumë të mira me ish-shokët e skuadrës.

Ndërkohë ai shtoi se kjo periudhë ka qënë disi e vështirë për të pasi nuk ishte mësuar të stërvitej në kushte shtëpie.

Ai gjithashtu tha se do të jetë pjesë e Lacit dhe sezonin e ardhshëm. Për më shumë lexoni më poshtë intervistën e plotë.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Si i përjetuat këto ditë në karantinë dhe ku u stërvitët?

-Në fillim ishte mjaft e vështirë karantina se në fakt ne që ishim të izoluar në pallat nuk kishim ku te bënim stërvitje edhe ishte pak e veshtire për një futbollist profesionist. Megjithatë me kalimin e kohes u ambjentuam me këtë situatë tepër të veshtire. Mua në fakt më ka ndihmuar shumë edhe Roland Peqini me u stervit në kushte shtëpie.

2-Cila e menaxhoi më mirë sportin, FSHF apo Qeveria?

-Besoj që qeveria ka bërë një punë mjaft të mirë me Covid-19 se e kapi në kohë që kur doli rasti i pareë edhe nuk u përhap si vendet jashtë. Por mua nuk më të them kush e manaxhoj më mirë qeveria apo FSHF.

3-Po zhvilloni një kampionat të mirë. Besoni fort se Laçi do të shkojë në Kupat e Europës?

-Besoj që Laçi i ka gjitha shanset të kapi Kupat e Europës edhe prandaj erdha këtu që të jap edhe unë forcën time që të kamim objektivat e klubit.

4-Si i keni marrdhëniet me presidentin Pashk Laska?

-Me presidentin kam një komunikim që ka një sportist me shefin e vetë.

5-Do të qëndroni te Laçi dhe për sezonin e ardhshëm?

-Po do jem pjesë edhe vitin tjetër me Laçin.

6-Nga Luftëtari u larguat me shumë polemika. A ju vjen keq për gjendjen e ish-skuadrës ku spikatët si futbollist?

-Ashtu si erdhën gjërat në fund me Gjirokastrën më vjen tepër keq se kam kaluar gati 5 vjet te ai klub edhe u bë si shtëpia ime e dytë. Nuk dua të flas për polemikat që kisha me drejtuesit se nuk ja vlen. Do më mungoj Gjirokastra se ishte një ambjent i qetë dhe me ish-shoket e ekipit ku me disa kam marrdhënie mjaft të mira. Edhe shumë e shumë gjëra të tjera.

7-Përveç futbollit, si e kaloni kohën e lirë?

-Kohën e lirë mundohem ta kaloj sa më shumë me të fejuarën time, me qenin tim Oscarin, plus edhe me ndonjë lojë Playstation FIFA.

8-Cungu njihet për karakterin e tij të fortë dhe të egër. Si është të stërvitesh nën urdhrat e tij?

-Profesor Cungu njihet për karakterin që ka dhe kjo na ndihmon edhe neve që cdo ditë të japim 100% në stërvijte. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam punuar deri më sot.

9-Messi apo Ronaldo?

-Normale që Messi

10-Për cilën skuadër Europiane bëni tifo?

-Bëj për Milanin por për momentin nuk jemi aty ku ishim dikur. /albeu.com


Shtuar më 19/05/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori