EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Qeqa Krelani për Albeu.com, përveç futbollit më pëlqen të udhëtoj: Për Flakën jap jetën, ëndërr të komentoj Kosovën në "Euro 2020" (FOTO)

Komenatorja e parë femër Qeqa Krelani, e cila prej dy vitesh komenton ndeshje futbolli, ka folur në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, dhënë gazetarit Gerli Doko reth jetës personale dhe planet e saj në të ardhmen. Ëndrra e saj e madhe mbetet që një ditë ta komentojë Kombëtaren e Kosovës në "Euro 2020".

Qeqa ka folur dhe një herë në lidhje me debatin e bujshëm me futbollistin e Kosovës Edon Zhegrova. Ajo deklaroi se emrin futbollistit do ja përmendë vetëm kur të jetë në komentimin e Kombëtares së Kosovës.

Gjithashtu Qeqa tregoi se ka qejf udhëtimet, ndërsa për motrën Flaka Krelani tha se jep jetën për të. Kjo tregon që të dyja motrat janë mjaft të lidhura më njëra tjetrën.

Në fund, komentatorja tregoi se është tifoze e Barcelonës, ndërsa ka simpati për Argjentinën dhe se lojtari i saj i preferuar ka qënë Batistuta.




Intervista e plotë:


1-Qeqa sa kohë keni që komentoni ndeshje futbolli ?

-Ka dy vite që komentoj futboll. E fillova me ndeshjen për Europa Ligë, në mes tëkampionit te Kosovës, Drita vs Dudelange.

2-Sa e vështirë është për një femër të jetë kometatore, pasi ju jeni dhe e para në treg ?

- Te them të drejten nuk po e ndjej vështirësine fare. Jam e lindur për këtë pune. Flas sikur një futbollist që flet me topin. E vetmja vështiresi që kam janë thashethemet dhe mentaliteti. Mirpo fjalët e njerëzve nuk mi paguajnë fakturat në fund prandaj nuk i konsideroj fare. Do doja që në stadium të kem afër edhe komentatore të tjera femra sepse ndihem e vetmuar shumë mirpo shpresoj qe t'ju kem hapur rrugë.

3-Keni deklaruar se e keni ëndërr të komentoni Kosovën në Euro 2020, besoni se "Dardanët" do të shkruajnë historine duke u kualifikuar në atë kompenticion madhor ?

- Deri më tani kam komentuar shumë ndeshje europiane dhe më ka mbetur merak që ta komentoj edhe Kosovën time si garuese ne Kampionatin Europian. Unë shpresoj, por jam shumë racionale në këtë rast. Pse? Sepse Kosova ka shumë mungesa kesaj rradhe fatkeqesisht, sidomos përball nje kombetareje sic është Cekia. Deri më tani jemi përballur me Kombëtare të nivelit tonë, tani muhabeti eshte ndryshe. Deri më tani kemi notuar perfekt dhe sa herë kemi kthyer kokën kemi parë bregun. Tani jemi në mes të një oqeani ku nuk ka siguri dhe vec kush di not më së miri do të arrij të kaloj valët më të mëdha që do ti ofroj ky kompeticion.

4-Po Kombëtaren shqiptare e ndiqni ne TV?

- Kombetaren Shqiptare e ndjek sepse ishte dashuria e pare e cdo shqiptari

5-Përveç futbollit ku jeni më së shumti e angazhuar, me se e kaloni kohen e lirë ?

-Perveç futbollit kam qejf të udhëtoj shumë. Sidomos në vendet bregdetare. Jam vajze egzotike dhe jam rritur nëpër ujra.

6- E quajtet idiot ne transmentim "LIVE", dhe Zhegrova ju tha në një emision është gjest i ulët për një femer. E mbyllët një herë e mirë këtë debat ?

-Të vetmin moment kur do përmend emrin e tij do jetë kur te komentoj ndeshjet e Përfaqësueses. Aty do vazhdoj të jem Qeqa Krelani.

7-Do ja u sygjeronit femrave të tjera të komentimin e ndeshjeve ?

- Gjithsesi ju sugjeroj. Sa rrijnë dhe kalojnë kohën kot nëpër sallonet e bukurise, më mirë të zhvillojnë veten si profesioniste në sport sepse sporti eshte i vetmi segment ku ka arritur të dominojë në vende ku dimplomacia e shtetit ka deshtuar.

8-Si janë mardhënjet me motrën Flaka Krelani, kaloni shumë kohë me të?

–Flaka është gjysma ime. Jetën e jap për të. Gjithcka bëjmë së bashku.

9-Po në Europë për cilën skuadër beni tifo?

-Në Europë jam me Barcelonën. Por si Kombëtare, Argjentinen e Batistutes. Më kujtohet kampionati botëror i vitit 94’. Me ate Argjentinë filloj dashuria ime per futbollin.

10- çfar statusi ka aktualisht Qeqa, single apo në një lidhje ?

-Qeqa është single.

11-Cili është synimi juaj në të ardhmen?

-Të hap një televizion vetëm me kanale futbollistike dhe i gjithë stafi të jenë gazetare, prezantuese dhe komentatore femra. Pse jo!









Shtuar më 03/09/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori