EKSKLUZIVE/ Shakohoxha tregon për herë të parë së për kë bën tifo!
Drejtori i "SuperSport", Dritan Shakohoxha, në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, ka rrëfyer për herë të parë skuadrën për të cilën bën tifo.

Sipas Shakos skuadra e tij e preferuar në fëmijëri ka qënë Nottingham Forest, që në vitet 80 fitoi 2 Champions radhazi, ndërsa në Shqipëri ka simpati për skuadrën e Dinamos, ekip që prej vitesh ndodhet në krizë të thellë duke garuar në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, Shako na tregoi pasionet e tij që janë gatimi dhe udhëtimet, ndërsa ka dhe një mesazh epik për personat që duan të ndjekin gazetarinë sportive. Për më shumë lexoni intervistën e plotë më poshtë.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Dritan një jetë në ekran, kujt ja dedikoni gjithë këtë sukses?

-Suksesin në karrierën time padyshim që ja dedikoj familjes simë pa mbështetjen e tyre kurrë nuk do ta kisha bërë. Por cdo sukses që do mbërrijë në karrierën time ja u dedikoj të gjithëve nga shoferëve të televizioneve kameramënët, montazhierët po sigurisht kolegëve të mi që kam pas fat që kam punuar me njerëz mjaft të mirë. Që nga TVSH, TV Arbëria, dhe TV Klan kam pas pas eksperineca të shkëlqyera. Ndërsa sa i përket pjesës së sportit në vencanti do theksoj puna në Digitalb dhe "SuperSport" ka qënë "On Top". Kam qënë me fat që kam pas mundësi, por dhe kam treguar veten në të gjitha TV ku kam shkuar.

2-Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga gazetaria sportive ?

-Kam menduar që edhe mund të heq dorë. Kam 30 vite me këtë profesion, jam te faza që filloj të mendoj që mund edhe mos jem kaq aktiv në të ardhmen. Por ky nuk është një profesion që largohesh dhe aq kollaj. Megjithatë kur t'i vijë koha një ditë do t'i them Stop.

3-Nuk e keni treguar prej vitesh skuadrën për të cilën bëni tifo, përse e mbani sekret ?

-Nuk është puna që s'ta tregoj se nuk është ndonjë sekret që duhet treguar kodi i bankës, por realisht nuk kam qënë ndonjë tifoz as i vogël as i madh. Kam qënë pak tifoz me Dinamon. Sa i përket skuadrave të huaja nuk do ta besoni por skuadra që më ka pëlqyer dhe më mahniste ka qënë Nottingam Forest në vitet 80 kur dhe fitoi 2 Champions League radhazi. Është njësoj si të pyesës të rinjtë e sotëm që janë me Chelsea-n dhe Manchester City-n, ashtu ka qënë dhe ajo kohë kur nuk e llogariste askush atë skuadër, prandaj realisht nuk jam shumë tifoz.

4- Keni drejtuar shumë ndeshje, cila sfidë ju ka dhuruar më shumë emocione?

-Nuk e di ta përcaktoj cilën ndeshje, pasi dhe një sfidë modestë për mua është emocion. Për mua është njësoj si sfidat e mëdha dhe të vogla, ndryshe janë tifozët që njdekin Kombëtaren apo klubet.

5-Ka ndonjë person të veçantë që ju frymëzon kur shkoni në punë?

-Nuk kam ndonjë person të veçantë që më frymëzon kur shkoj në TV. Shkoj sepse e dashuroj këtë profesion, shkoj më saktë në botën e mrekullirave të televizionit se janë të tjera ato profesione që quhen punë. Kjo e jona është pasion jo punë. Për mua është njësoj sikur një fëmijë të shkojë te këndi i lojrërave kështu nuk kam ndonjë frymëzim të madh.

6-Kohën e lirë me se e kalon Shako?

-Kam shumë miq, shumë shokë kam shumë obligime të tjera dhe koha e lirë mbetet vetëm për gjumë. Bëj normalisht stërvitje për të mbajtur muskujt në formë. Unë përveç TV merrem dhe me biznese të ndryshme ndaj dita është plotësisht e ngarkuar.

7-Përveç gazetarisë sportive, kë keni tjetër pasion?

-Pasion kam gatimin, por edhe udhëtimet. Së fundmi jam bërë pjesë e një kompanie udhëtimi e cila është 100% në pronësi shqiptare. Edhe koha e lirë me shoqërinë më pelqen ta shfrytëzoj në maksimum por gatimi dhe udhëtimi ngelen dy pasionet e mia.

8-Si i keni mardhëniet me kolegët e punës?

-Unë nuk i konsideroj koleg pune, i konsideroj shok miq nga i fundit që është roja e deri në TV. Jemi relisht shumë shok, më pëlqen fryma e të të punuarit në grup.

9-Ndiheni krenar për vetën kur ju thonë se jeni më i miri në treg ?

-Të them ndihem krenar kjo është pak relative se të gjithë jemi të rëndësishëm të mirë. Më i miri në treg është fjalë e madhe, por e ndjej veten kapiten i skuadrës që është Digitalb.

10- Cilat skuadra mendoni se do luftojnë për titull këtë sezon në Kategorinë Superiore?

-Këtë vit besoj se do luftojnë shumë ekipe. Nga Teuta, Laci që na ka befasuar dhe Tirana që është shumë më mirë se sezoni i kaluar ka dhe 100 vjetori. Mbi të gjitha më pëlqen që ky kampionat ka shumë rivalitet dhe të dhuron më shuëm emocione.

11-Keni diçka frymëzuese për të rinjtë që duan t'i hynë gazetarisë sportive ?

-Duhet t'i hyjnë gazetarisë sportive sepse është profesion i mrekullishëm dhe shumë i bukur. Gazetari i sportit dhe i kulturës në çdo redaksi ua them të gjithëve është gazetari më i lirë të ushtrojë profesionin e tyrë. Janë të vetmit gazetarë që kanë mundësinë ta bëjnë punën me profesionalizëm ashtu siç duhet. Gazetari i politikës sado mjeshtër dhe profesionist të jetë në fund i vjen shefi dhe ja ndryshon tekstin e kronikës.Çdo gazetar i sportit jo vetëm që është më jetëgjati në redaksi, por është me i qeshuri dhe me më shumë mundësi për t'u treguar profesionist, ndërsa gazetarët e tjerë kanë një vrull të madh në fillim pastaj zhduken papritur. /albeu.com/
Per me shume meme, foto dhe video na ndiqni ne Instagram: https://www.instagram.com/sportalbeu/


Shtuar më 20/11/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori