Shuhet familja me 4 pjestarë nga Gramshi (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë humbën jetën 4 persona dhe 2 të tjerë janë të plagosur rëndë.

4 Viktimat mësohet se i përkasin të njëjtës familje nga Gramshi dhe po udhëtonin me mjetin tip SEAT, me drejtus mjeti shtetasin Xh.K.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur O.Sh, 39 vjeç, ndërsa viktimat janë një vajzë 25 vjeçare E.K., një grua 60 vjeçare dhe një tjetër ende i paidentifikuar. Ndërkohë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë njëri prej automjeteve ka rrëshkitur për shkak të një vese shiu dhe ka zënë rrugën duke përfshirë edhe të tjerët në aksident.

Shtuar më 23/09/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori