EMRI/ Flet shkodrani, pronari i blindit me targa ruse që u përplas tek "Shqiponja"

Eldin Dergjini është pronari i blindit me targa ruse që u përplas mbrëmjen e djeshme tek "Shqiponja" në Tiranë duke u përmbysur në mes të rrugës.

Fill pas aksidentit ai ka thënë për oficerët e policisë gjyqësore se është larguar fillimisht në këmbë dhe më pas me taksi për të marrë mjekim në një spital privat.

34 vjeçari thotë se e ka përplasur një tjetër makinë nga pas dhe kjo ka bërë që makina e tij të përmbyset në mes të rrugës.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u përmbys në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik.
Shtuar më 12/09/2019, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori