Fatos Nano shfaqet papritur te protesta e Astirit, kush e shoqëron? (FOTO LAJM)

Ndërkohë që banorët e Astirit kanë dalë si çdo mbrëmje në protestë për të kundërshtuar projektin e Unazës së Re i cili dëmton shtëpitë e tyre dhe e quajnë gjithashtu të paligjshme dhe korruptiv, dikush është shfaqur papritur, ç’ka iu ka tërhequr edhe vëmendjen të gjithëve.

Ështëe fjala për ish-kryeministrin Fatos Nano i cili ka kaluar në zonën ku protestohej bashkë me bashkëshorten e tij, Xhoanën e cila nget edhe makinën.

Protestuesit shihen duke ngritur lart dy gishtat, ndërkohë që Nano i përshëndet me shenjën “Ok” ndërsa Xhoana i përshëndet me dorë. Me sa duket Nano ka qëlluar rastësisht të kalojë në atë zonë

Theksojmë se ish-kryeministri i ka shumë të rralla daljet publike si dhe është mjaft i kursyer sa i’u përket komenteve që kanë të bëjnë me politikën aktive në vend.

Shtuar më 15/06/2019, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori