Festohet 120 vjetori i klubit, njihuni me koreografinë fantastike të tifozëve të Milanit (FOTO LAJM)

Klubi i madh italian, Milan feston ditën e sotme 120 vjetorin e themelimit. Një ditë historike kjo për "djallin", që vjen pas një ecurie aspak pozitive në kampionat.

Megjithatë, tifozët nuk e kanë lënë për asnjë moment vetëm dhe kjo tregohet edhe në ndeshjen e sotme. Kuqezinjtë luajnë ndaj Sassuolës ndeshjen e javës së 16-të të Seria A teksa atmosfera në tribuna ishte fantastike.

“120 vite pasion”, ishte shënimi në shallët e tifozëve, të cilët kishin "pushtuar" stadiumin "San Siro" në këtë ditë jubile për klubin.
Shtuar më 15/12/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori