Flet për herë të parë pronari "kriminel": Ç'është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë, ata më morrën zvarrë
Nuk ka pranuar t'i ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t'i ndalonte ata.

"Nuk kam bërë asnjë gjë t'i sulmoja ata. U mundova t'i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.

Më morën zvarrë me makinë. Ç'është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për t'i dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonaova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj", - tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.

Por ne video Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu. Ai vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makina që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa makina largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte furgonin.

Gjykata ka dhënë arrest me burg për Kokëdhimën. Me këtë masë sigurie të dhënë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, 51-vjeçari do të qëndrojë në burg të paktën gjatë periudhës së hetimeve, nën akuzë për "kanosje", "dëmtime të tjera me dashje" dhe "shkatërrim të pronës".
Shtuar më 18/08/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori