Florian Marku fitore spektakolare në Londër, mbyll ndeshjen me knock out
Bokstieri shqiptar Florian Marku ka arritur një fitore spektakolare në duelin me sllovakun Ivan Godor, në ndeshjen e boksit profesionist të zhvilluar këtë të shtunë në Londër.

Fitorja e tij u mirëprit me një entuziazëm të papërshkruar nga publiku shqiptarë të cilët kishin mbushur plot e përplot pallatin e sportit të Boksit në Londër, saqë një numër i madh tifozëve për mungesë vendesh e kanë ndjekur ndeshjen në këmbë, mbrapa karrigeve të llozhave.

Shumica e tifozëve kishin ardhur nga vise të ndryshme të Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera, si Italia, Gjermania, Franca, Belgjika etj, shkruan faxweb. Florian Marku ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer duke u dhuruar sportdashësve dhe fansave të tij, një ndeshje me të vërtetë me mjaftë emocion dhe duke e mposhtur kundërshtarin që në raundin e dytë.

Vetë forma e mirë fizike në të cilën ndodhej boksieri nuk e përjashtonte një fitore të tillë, pasi që që në sekondat e para Florian Marku ka shpërthyer duke derdhur një breshëri grushtash mbi kundërshtarin duke i dhënë fund më pas në raundin e dytë ndeshjes përmes një knock out.
Shtuar më 24/03/2019, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori