Foto të dhimbshme! Shqiptarët që vdiqën nga COVID-19 po vijnë drejt Shqipërisë (VIDEO)

Mediat italiane kanë publikuar fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit ku thuhet se janë viktimave të shqiptarëve që po rikthehen në atdhe pasi humbën jetën nga koronavirusi.

Fotografi janë publikuar dy ditë më parë nga faqja lokale në Bari, “Antennasud”.

"Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre.

Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë.

Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit", shkruan faqja italiane teksa publikon fotot e fotografit, Francesco Saccente.


Shtuar më 09/04/2020, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori