FSHF aplikon për organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2020
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi aplikimin për kandidaturën për organizimin e finales së SuperkupësEuropës për vitin 2020.

Dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicja për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në Shqipëri, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i ‘Arenës Kombëtare’, punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë” kanë bërë që Shqipëria të ketë një dëshirë për të organizuar për herë të parë në histori nëj eveniment të tillë.

Në njoftimin e saj, ku zyrtarizoi dorëzimin e dosjes pranë UEFA-s, Federata e Futbollit shprehu mirënjohjen edhe për të gjitha institucionet që bashkëpunuan në plotësimin e kritereve të kërkuara./albeu.com/
Shtuar më 29/03/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori