FSHF: Dënojmë aktet e dhunës, Nikolla: Turp! (VIDEO)
Pëlqej
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës Shqiptare të futbollit pas akteve të dhunës në stadiumin "Loro Boriçi" në ndeshjen VllazniaTirana. Institucioni qeverisës i futbollit shqiptar dënon ashpër çdo akt dhune që dëmton lojën dhe prish imazhin e futbollit, duke garantuar se të gjitha organet e drejtësisë sportive, mbështetur në rregullore do të dënojnë energjikisht veprime të tilla.

Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga Policia e Shtetit, që të marrë masa të forta, për të siguruar mbarëvajtjen normale të ndeshjeve të futbollit, pasi pa ndërhyrjen e saj profesionale organizatorët e ndeshjes e kanë të pamunduur të kontrollojnë veprimet e dhunshme nëpër stadium.

Për këtë arsye ajo kërkon ndërhyrjen energjike të Policisë për të frenuar aktet e dhunshme, duke i bërë thirrje njëherazi forcave të rendit si dhe prokurorisë që shkaktarët e kësaj dhunë të ndalohen dhe dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Nuk ka munguar as reagimi i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Në profilin e saj zyrtar në Facebook ministrja shkruan: "Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes VllazniaTirana në stadiumin "Loro Boriçi" është një turp për të gjithë ne. Dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me sportin. Dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me dashurinë për sportin dhe për futbollin. Masa urgjente duhet të merren pa neglizhuar asnjë përgjegjësi! Ky turp nuk duhet të përsëritet më". /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori