Futbolli pezull, Ministria: Asnjë vendim për nisjen e Superligës
Kur në të gjithë shtetet në Europë po diskutohet për rinisjen e kampioneve të futbollit në Shqipëria akoma nuk është marrë një vendim.

Ministria e Shëndetësisë ka pohuar sot se po e shqyrton kërkesën e paraqitur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, porse nuk ka asnjë vendim për momentin se kur do të nisë loja me ndjekur në botë.

“Patjetër, në vazhdim Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju informojë”, tha zyrtarja e ISSH-së.

FSHF ka në plan rinisjen e kampionatit shqiptar rreth datës 20 maj. Kërkesa i është dërguar në datën 22 prill, ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ku i kërkohet rinisja e kampionatit brenda datës 20 maj si dhe rinisja e stërvitjes së ekipeve në 2 maj, mes futbollistëve të ruhet distanca sociale.
Shtuar më 01/05/2020, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori