Gazetarja tregon bisedën me Balilin, çfarë i tha për Sali Berishën
Gjatë kohës që gjyqtarja Miliana Muça u tërhoq për të marrë vendimin për masën e sigurisë për Klement Balilin, ky i fundit ka shkëmbyer disa batuta dhe ka mundur të flasë me gazetarët që ndodheshin aty edhe pse ndodhej brenda kafazit të xhamit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se e ka pyetur nëse ka materiale kompromentuese për zyrtarë të lartë siç është folur por Balili ka mohuar kwtw gjw.

“Nuk disponoj asnjë provë të tillë”, ka thënë Balili.

Por gazetarja Lala ka këmbëngulur, duke i kujtuar deklaratat e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjiani i cili ka thënë të kundërtën se Balili disponon materiale kompromentuese.

Nëse Manjani ka prova të tilla le t’i nxjerrë, unë nuk kam”, tha Klement Balili, citoi gazetarja Klodiana Lala të akuzuarin për trafik droge.

“Ndërsa i përmendëm faktin se ishte Berisha që e nxori i pari informacionin e vetëdorëzimit, Balili tha jo pa shaka se një kohë ka punuar me zotin Berisha dhe çfarë nuk ndodh. Ndërkohë që avokati i tij Theodhori Sollaku kujtojmë se ka pasur përplasje të forta me ish-kryeministrin Berisha”, raportoi Lala.
Shtuar më 17/01/2019, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori