Gjykata e Arbitrazhit pranon ankesën e Shqipërisë dhe Serbisë
Gjykata e Arbitrazhit (CAS) ka pranuar ankesën e Shqipërisë në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, i cili i dha fitoren në tavolinë përfaqësueses së Serbisë.

Në kërkesën e saj, Shqipëria ka kërkuar anullimin e vendimit për ndeshjen në Beograd ndërsa në rast se nuk ka anullim vendimi, atëherë kërkon uljen e dënimit të dhënë.

Por, njëkohësisht, Gjykata e Arbitrazhit ka pranuar edhe kërkesën e Serbisë për të njëjtën ndeshje.

"Në ankesën e bërë në CAS, Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kërkojnë anulimin e vendimeve të UEFA-s ose të iu zbuten dënimet e imponuara. Të dy procedurat janë hapur dhe do të kryhen në përputhje me kodin për arbitrazh sportiv", thuhet në njoftimin e CAS. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori