Godelli mohon thashethemet për vizën dhe ka një mesazh për Elez Gjozën
Peshëngritësi Daniel Godelli nuk do të mund të marrë pjesë në botërorin në SHBA për shkak se nuk ka marrë vizë nga ambasada amerikane në Tiranë, ndërkohë që më parë ishte përhapur lajmi nga kreu i federatëspeshëngritjes së shkaku i anulimit ishte dënimi për armëmbajtje pa leje të tij.

"Janë të pavërteta fjalët që hidhen nga ana e presidentit të federatëspeshëngritjes, Elez Gjoza, se mua më është refuzuar viza amerikane për armëmbajtje pa leje. Unë disponoj një vërtetim të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, ku vërtetohet se unë jam i padënuar. Këtë vërtetim e kam paraqitur pranë kësaj ambasade"., - shpjegon Godelli për "Panorama Sport".

Në përgjigjen që Ambasada Amerikane ka kthyer për Godellin midis të tjerave thuhet:

Ju jeni gjendur i pakualifikuar për një vizë jo emigrimi. Që do të thotë, që ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni që aktivitetet tuaja të planifikuara në SHBA të jenë në përputhje me klasifikimin e vizës jo emigruese. Ndërkohë që secila nga klasifikimet e vizave jo emigruese kanë kërkesat e tyre unike. Vendimi i sotëm nuk mund të apelohet.
Megjithatë, ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse ju do të vendosni për të riaplikuar, ju duhet të dorëzoni një formular të ri të aplikimit dhe fotografi, të paguani tarifën e aplikimit për vizë përsëri dhe të caktoni një takim të ri, në mënyrë që të intervistoheni nga një Oficer Konsullor.

Në qoftë se ju zgjidhni për të riaplikuar, ju duhet të përgatiteni për të ofruar informacion që nuk e keni paraqitur në aplikimin tuaj fillestar, nëse kanë ndryshuar rrethanat tuaja që nga aplikimi juaj i mëparshëm.”


Ja si lindi problemi për të tërhequr viza pranë Ambasadës Amerikane.

Ndonëse presidenti Gjoza e kishte informuar Federatën Botërore të Peshëngritjes për pezullimin 1-vjeçar të federatës shqiptare, drejtori i akreditimeve të Botërorit e ka siguruar Gjozën se do të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të merrte pjesë në Botëror. Kështu që Shqipërisë iu hap “drita jeshile” për pjesëmarrje në Botërorin e Peshëngritjes, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Hjuston, në SHBA.

Mësohet gjithashtu se Federata Botërore e Peshëngritjes, nëpërmjet drejtorit të akreditimeve, i ka kërkuar presidentit të federatës sonë që të fillonte nga procedurat me pajisjen me vizë të lojtarëve të Kombëtares sonë. Ka qenë vetë shefi i akreditimeve të këtij kampionati, Meredit Par, ai që i ka kërkuar presidentit Elez Gjoza emrat e sportistëve që do të marrin pjesë në Botëror.

Kështu Shqipëria menjëherë dha pëlqimin për 5 sportistë, e pikërisht: Daniel Godelli e Erkan Qerimaj për peshën 77 kg, Briken Calja për peshën 69 kg dhe nga kombëtarja e femrave Romela Begaj e Evangjeli Veli. Mirëpo, me një prej kë- tyre peshëngritësve që ka aplikuar për vizë, ka pasur një problem për pajisjen me vizë në Ambasadën Amerikane. Bëhet fjalë për Daniel Godellin.
Shtuar më 06/11/2017, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori