Granatë në shtëpinë e ish-futbollistit, nëna: Skerdi s’i ka borxh njeriu
Pëlqej
Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mbrëmjen e së premtes në banesën e ish-futbollistit të Elbasanit, Skerdi Bejzade. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:30, teksa në banesën e ish-futbollistit është hedhur një granatë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë momentit të shpërthimit në banesën që ndodhet në rrugën "Ibrahim Kazazi" pranë Medresesë kanë qenë vetëm prindërit e Bejzades, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar nga shpërthimi.

Ish-futbollisti aktualisht jeton në Gjermani, ndërsa "Gazeta Shqiptare" ka kontaktuar me nënën e Skerdit, Dhurata Bejzaden.

"Nuk di se kujt t'ia vë gishtin, pasi ne si familje nuk kemi asnjë konflikt. U tha se mund të jetë bërë për konflikte pronësie. Unë e kam pasur një konflikt pronësie prej 10 vitesh, por e kemi zgjidhur këtë problem dhe gjykata ma ka dhënë pronën mua, kështu që nuk ekziston më ai konflikt. Gjithashtu në media thuhet se djali im, Skerdi, ka borxhe për bastet sportive. Kjo është një gënjeshtër, pasi të gjithë e njohin Skerdin dhe e dinë se atij i kanë lekë borxh dhe nuk u ka ai borxhe të tjerëve. Prandaj nuk dimë se kujt t'ia vëmë gishtin", është shprehur nëna e ish-futbollistit.

Në fund Dhurata Bejzade ka edhe një apel për policinë: "Kam folur me nusen në Gjermani. Ata janë trembur shumë, por edhe të gjithë njerëzit që na njohin neve dhe djalin. Të gjithë e njohin familjen tonë, e njohin Skerdin dhe na respektojnë. Tani policia të bëjë punën e saj dhe të zbardhë ngjarjen". /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2014, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori