Habit dynjanë ish-kreu i SHISH: Është e drejta ime të konsumoj drogë, dua mo!
Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, ka deklaruar në një studio televizive se është kundër testit të drogës për zyrtarët.

Pasi Flamur Noka deklaroi se opozita e ka kërkuar testin e drogës, si kusht për t’u zgjedhur në poste drejtuese dhe për të punuar në administratë, Klosi u shpreh se kjo është një çmendurí dhe se është e drejtë e njeriut të konsumojë drogë.

“Eshtë cmenduri të më thuash mua mos përdor drogë. Dua mo! Edhe ai që përdor drogë mban përgjegjësi për veprimet që bën.

Ai do të mbajë përgjegjësinë e vet, do ta heqë Edi Rama po doli video e vërtetë.

Testi për të gjithë, nuk shkon, është absurde. Hyn tek të drejtat dhe liritë e personit ajo“, u shpreh Klosi.

Shtuar më 22/01/2020, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori