Haradinaj: Njerëzit tanë po shkojnë në Tiranë, e Tirana mezi po i kryen punët e veta
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush
Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.
Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana
mezi po i kryen
punët e
veta.
“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana
mezi po i kryen
punët e
veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë
Haradinaj.
Shtuar më 22/09/2019,
ora 15:25