Hazard "trondit" Chelsean, mohon vazhdimësinë e kontratës
Eden Hazard padyshim që është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Chelseat por jo vetëm, pasi ai është cilësuar së funmdi si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Skuadra e Chelseat është me fat që e ka në skuadër belgun pasi ka shënuar gjashtë gola deri më tani në këtë sezon , por së fundmi Hazard ka bërë një deklaratë paksa tronditëse për "Blutë e Londrës" duke thënë se nuk ka rinovuar ende.

“Nuk ka nënshkruar kontratë të re. Akoma jo, akoma jo”, ka thënë ai.

“Sarri është një trajner që e dëshiron posedimin e topit. Kjo bënë një diferencë të madhe”.

“Nuk mund të them se nuk e kam pasur hapësirën time edhe me trajnerët e tjerë. Conte dhe Mourinho po ashtu më kanë lejuar hapësirë.

Eden Hazard gjatë verës e kishte shprehur dëshirën e tij për të kaluar te Real Madridi, mirëpo në fund vendosi të mbetet në Londër, ku po kalon një formë të shkëlqyeshme deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori