E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Humbi jeten në aksident, Reyes i dhuroi titullin Realit me 2 gola në javën e fundit
Jose Antonio Reyes u nda tragjikisht nga jeta pasi një aksidenti me makinë. 35-vjeçari ishte i huazuar vetëm një sezon në Real Madrid dhe atë sezon ai ishte më meritori për triumfin e Realit në La Liga.
Titulli vendosej në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi Real dhe Barcelona kishin pikë të barabarta.

Reali ishte duke humbur 0-1 nga Mallorca, ndërsa Reyes u aktivizuar në në minutën e 66-të në vend të David Beckham.

Vetëm dy minuta i mjaftuan spanjollit të barazonte rezultatin në 1-1, ndërsa pasi Diarra e kaloi Realin në epërsi 2-1, Reyes shënoi edhe golin e dytë personal për fitoren e Real Madridit 3-1.

Pas kësaj fitore Reali arriti të shpallej kampion në La Liga edhe pse kishte pikë të barabarta me Barcelonën nga 76 të dyja.

Ndërkohë Reyes me Realin zhvilloi 38 ndeshje në të gjitha kompenticionet ku relizoi shtatë gola dhe tre asistime.

Spanjolli kishte një karrierë të gjatë dhe të madhe duke luajtur për SevillaN, Arsenalin Atletico Madrid dhe me Benfican. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2019, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori