Hysaj zgjedh ekipin e ri?
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, duket se e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm, siç raporton mëngjesin e sotëm "Il Mattino", e cila është media napolitane.

Agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, është duke punuar për t’i gjetur një klub të ri dhe Hysaj tashmë është me valixhet gati, aq më tepër pas mbërritjes së Giovanni Di Lorenzo.

Elseid Hysaj, sipas edicionit të sotëm të "Il Mattino", duket se ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të ardhshëm, pasi ai dëshiron Romën.

Në klubin e kryeqytetit italian ai do të gjente shokun e tij, Diawara, dhe do të kishte mundësinë të jetë akoma protagonist në një ekip të shkëlqyer dhe me pretendime.
Shtuar më 25/07/2019, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori