I dhanë mandatin e 5-të Dukës, kush janë politikanet që votuan në zgjedhje
Mengjesin e sotëm janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e FSHF-së ku Armando Duka me një diferencë votash fitoi mandatin e pestë në krye të futbollit në Shqipëri.

Zgjedhjet përfunduan me rezultatet 39 vota Armando Duka dhe 22 vota Bashkim Fino.

Kandidati i tretë Shpëtim Hala nuk ka marrë asnjë votë.

Por kush janë femrat e politikës që votuan për kreun e FSHF-së?

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka votuar për kreun e FSHF-së pasi ajo është presidente e klubit "Vllaznia".

Luljeta Dollani, kryetarja e Bashkisë së Gramshit, e cila ka deklaruar se do të mbështeste Finon. Drejton skuadrën e Gramshit.

Florjana Koka, kryetarja e bashkisë së Sarandës, skuadra e Butrinit.

Miranda Rira, kryetarja e bashkisë së Përrenjasit, nën drejtim skuadrën e "Domosdova". /albeu.com/


Shtuar më 07/02/2018, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori