"I paaftë mendërisht", Rama shkarkon nga puna babain e ish-deputetes së LSI
Pëlqej
Qeveria ka shkarkuar nga detyra Piro Xhixhon, babai i ish-deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho.

Me vendim të Këshillit të Ministrave ai shkarkohet si anëtar dhe kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Vendimi i shkarkimit është firmosur nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Në letrën e shkarkimit thuhet se Piro Xhixho, ka mbushur moshën për të dalë në pension, por ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyrë të prerë që një nga rastet e shkarkimit të anetareve te AKEP-it është edhe mbushja e moshës së daljes në pension.

“Vlerësojmë se arritja e moshës së pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike e mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi”- shkruhet në dokumentin e shkarkimit. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2017, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori