I shënoi 2 gola Realit dhe festoi si Ronaldo, talenti tërboi tifozët në Bernabeu
Ishte padyshim heroi në "Santiago
Bernabeu" me dy golat historikë që shënoi ndaj
Real Madrid në atë barazim surprizë që
Club Brugge regjistroi në përballjen e vlefshme për Champions League, por talenti 21-vjeçar i belgëve, Emmanuel Bonaventure Dennis e kishte paralajmëruar suksesin.
Me premtimin se nëse do të shënonte ndaj
Real Madrid, atëherë do të bënte tatuazh, ylli i
Club Brugge me siguri ka nisur të kërkojë për një studio tatuazhesh. Sulmuesi Nigerian ishte mes protagonistëve të një video të publikuar në kanalin YouTube të klubit, teksa disa futbollistë eksploronin Bernabeun.
"Sa spektatorë mund të mbajë? Kush do ta kishte menduar ndonjëherë e një ditë do të ishim këtu, duke shkelur fushën e
Bernabeu? Nëse shënoj, premtoj se do të bëj një tatuazh", deklaronte Dennis në videon e publikuar nga klubi para ndeshjes me
Real Madrid.
Shtuar më 02/10/2019,
ora 08:30