"Ik se do hash dru": Burri qëllon me sa ka në kokë gruan mes Tiranës (VIDEO)
E teksa presim që shoqëria shqiptare të emancipohet, ka ende nga ata burra të cilët e shohin bashkëshorten si një objekt.

Në këto pamje, një burrë dhunon në mes të Tiranës një grua . Sipas qytetarit mësohet se ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë.

Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte se do hante dru.

Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por ai e ka ndjekur mbrapa duke e goditur “sa t’i hajë krahu”. E gjendur në këtë situatë gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë tepër të populluar nga qytetarët, por askush nuk ndërhyn që të parandalojë diçka.

Nuk është hera e parë që të tilla situata ndodhin në rrugët e Shqipërisë dhe më e keqja është se këto ngjarje sa vijnë e shtohen.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Burr e grru sherr n mes t tiranes. Gruaja ishte ishte qe i kerkonte sqarime….nderkohe burri e paralajmeronte se do ta zhdepte ne drru….ajo vazhdoj akoma deri sa plasi sherri
Thjesht gruaja i thoshte pse…ai i thoshte ik largohu se do hash dru….nuk u kuptua arsyeja e vertete e sherrit. Ja pra dhe qyteterimi n mes t tiranes . Kur do ndergjegjesohemi ne ?? Nk e di por turp kur shef kto skena. E sapo kapur si video tn n mengjes."/joq




Shtuar më 19/11/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori