Incidente në Çeki: Tifozët serbë dhe tifozët çekë tentojnë të sulmojnë tifozët kosovarë (VIDEO)
Kanë ardhur incidentet e parë në Plzen, ku është tentuar sulmi ndaj tifozëve të Kosovës.

Disa tifozë serb, së bashku me ata të çek kanë tentuar të sulmojnë tifozët nga Kosova.

E gjithë kjo pasi këto dy shtete njihen për afërsinë e tyre dhe shpeshherë tifozët e tyre kanë bërë parulla anti-Kosovë.

Kësaj radhe në Plzen tentuan t’i sulmojnë tifozët nga Kosova, por nuk ia arritën.

Policia çeke intervenoi shpejt dhe pamundësoi sulmin ndaj kosovarëve.
Shtuar më 14/11/2019, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori