Interi dështon dhe ndaj Cagliarit, Martinez e mbyll me të kuq (VIDEO)



Interi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cagliarit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 28-të dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Ashley Young.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë në fillim duke krijuar raste të shumta shënimi, por pa sukses, ndërsa më vonë u ndëshkuan nga Cagliari.

Nerazzurrët rastet më të mira i patën me Romelu Lukaku (50’, 82’) dhe Stefano Sensi (59’), por nuk patën fat ta gjejnë golin.

Ishte Nainggolan (79’), i cili shënoi nga distanca falë një devijimi për të dënuar Interin dhe barazuar shifrat në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa tentime nga të dyja skuadrat, Lautaro u ndëshkua në shtesë me të kuq dhe ndeshja përfundoi 1-1.

Vendasit mbajne vendin e dytë me 48 pikë ndërsa klubi nga Sardenja në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Ndërkohë Interi nuk fiton prej 3 ndeshjes radhazi duke barazuar me Atalantën, Leccen dhe Cagliarin.
Shtuar më 26/01/2020, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori