Ish-konkurrenti publikon fotot e dyshimta të Atdheut para emisionit: Na qenka dashnori i fshehtë!
Ditën e djeshme një
konkurrent i ri i është bashkuar “Për’Puthen”. Ai quhet Atdhe, është 27-vjeç, dhe është nga Gjakova, Kosovë. Sikundër tregoi vetë ai ka jetuar 8 vite në shtetet të ndryshme të Europës, ku ka bërë punë të ndryshme.
Madje pranoi pa komplekse se ka punuar edhe në ndërtim.
Mirëpo, në fakt Atdheu nuk duket aq i huaj për
konkurrentët e tjerë. Në rrjet së fundmi po qarkullojnë disa
foto ku Atdheu shihet
krah tyre në një darkë ku morën pjesë të gjithë
konkurrentët dhe produksioni të shtunën që lamë pas.
Në një
foto tjetër ai pozon
krah Anës.
Ishte Alban Dyrmishi ai që ka publikuar fotot në Instastory duke hedhur akuza mbi produksionin. Kujtojmë se Albani ka qenë
konkurrent sezonin e kaluar në “Për’puthen”.
Ai u përjashtua nga produksioni pasi dha një intervistë pa lejen e tyre, ndonëse vetë ai është shprehur se arsyeja e përjashtimit të tij lidhet me mosbindjen për të vepruar sipas skenarit.
Nuk e dimë se si qëndron e vërteta e këtyre fotove, por mbetemi në pritje të një reagimi.
Ditën e sotme Ana zgjodhi që takimin e javës së ardhshme ta bëjë me Atdheun.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 23:30