Iuliano shpërthen kundër Partizanit: Futbollistët dhe drejtuesit vendosnin baste
Pëlqej
Ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, në një intervistë për median italiane “Casa Baggio” ka folur edhe për eksperiencën e tij në Shqipëri.

Rreth eksperiencës me Partizanin e Moxhit ai la përshtypjen duke treguar se nuk i ka pëlqyer shumë. Ai në çdo fjalë kritikonte të tjerë dhe bëntë të mendohej se çdo gjë ishte gabim dhe se nuk ishte ai i aftë.

“Që në fillim kisha dyshimet e mia nëse duhet ta pranoja apo jo këtë ofertë, dhe gjatë punës aty kuptova që parandjenjat e mia ishin të sakta. Sepse, për fat të keq, lejohet që futbollistë, drejtues dhe presidentët vendosin baste për ndeshjet. Kjo gjë më bëri të kisha shumë vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punoja seriozisht. Sipas meje ka patur ndeshje të dyshimta”, deklaroi italiani.

Trajneri foli edhe për të ardhmen e tij dhe ofertat në drejtim të tij.

“Së fundmi, kam marrë disa oferta nga Seria B dhe C. Dua të përgatitem që të kthehem në nivelin më të lartë” përfundoi tekniku që groposi Partizanin me rezultate të dobëta. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori