Ja 18 të arrestuarit për planifikimin e sulmeve terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael
Autoritetet Kosovare lajmëruan se parandaimin e një sulmi terrorist kundër kombëtares së Izraelit në futboll, në ndeshjen e tyre të fundit në Shqipëri, nga ku u arrestuan 18 shqiptarë të kosovës.

Institucionet e sigurisë po e trajtojnë këtë rast si tepër sekret, duke i mbajtur të fshehtë emrat e të arrestuarve, por "Gazeta Express" ka siguruar listën me emra të rinjve kosovarë që tashmë janë në burg si të përfshirë në këtë grup, ndërkohë që hetimet ende janë duke vazhduar.

Mësohet se të arrestuarit janë:

Visar Ibishi (1990),

Liridon Morina (1988),

Bujar Brahimi (1985),

Burim Istrefi (1988),

Kenan Plakaj (1986),

Leotrim Vojvoda (1995),

Leotrim Musliu (1994),

Lulzim Gashi (1990),

Arton Ahmeti (1993),


Argjend Shatri (1994),

Besart Peci (1983),

Mexhid Shkreta (1985),

Leotrim Syla (1997),

Arber Krasniqi (1984),

Hajdar Rushiti (1988),

Arianit Metallati (1999) dhe

Flamur Gashi (1993).


Policia e Kosovës nuk ka pranuar që të konfirmojë listën e personave të arrestuar së fundi nga ta me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Mësohet se nën vëshgim nga autoritetet janë edhe disa persona të tjerë dhe se numri i të arrestuarve deri në fund të operacionit mund të shkoi deri në mbi 30 persona.

Lidhur me parandalimin për sulme terroriste në Shqipëri, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, ka deklaruar se autoritete kosovare kanë parandaluar një sulmi terrorist të militantëve të grupit Shteti i vetëshpallur Islamik ndaj kombëtares së Izraelit në futboll. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2016, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori