Janë arrestuar 4 kafshë deri tani: Rama reagon për ekzekutimin e Indritit
Vrasja e Indrit Ccelajt në mes të Tiranë ndërkohë që po punonte ka tronditur opinionin publik nisur edhe nga fakti se personat e akuzuar, janë me precedentë të theksuar kriminal dhe shteti ka bërë sehir deri tani.

Në lidhje me këtë mjaft ndjekës i kanë kërkuar llogari Ramës duke theksuar se ai po hesht kundrejt krimit, madje e stimulon atë duke zgjedhur kandidatë për kryebashkiakë apo deputetë të inkriminuar.

Replikat
Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere?

Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat

Rama: patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke😉
Shtuar më 24/08/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori